
Emigrantët, Rama i përgjigjet PD-së italiane për : “Po çfarë kampesh përqendrimi, ne respektojmë dinjitetin e njerëzve”
Kryeministri Rama iu përgjigj sulmeve të Partisë Demokratike italiane, përfaqësues të së cilës deklaruan se Partia Socialiste duhet të përjashtohet nga PSE ( Eurosocialistet) për shkak të marrëveshjes me Melonin për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqiperi.
Provenzani, zyrtar I rëndësishëm i PD-së, italiane tha se Rama dhe PS duhet të përjashtohen nga PSE pasi kanë tradhëtuar vlerat e përbashkëta të socialisteve europiane.
“Partia Demokratike është një parti e humbur: janë të çmendur. Unë fola me ta – tha Rama për Il Foglio – ata janë të merzitur, por nuk kanë ndërmend të paraqesin asgjë kundër meje. Do të ishte qesharake dhe për më tepër procedurat e përjashtimit nuk funksionojnë kështu. Ndoshta ata do ta mohojne pretendimin se kane kerkuar perjashtimin tim dhe te PS nga PSE , ose do të shpjegojnë veten më mirë. Kjo është e gjitha kaq surreal”
Pyetjes se moderatorit në Rete 4, nëse Rama do të fliste për këtë gjë me kreun e Partisë demokratike italiane Elly Schlein, kryetari i qeverise shqiptare deklaroi:
Jo, vërtet nuk e njoh atë. Unë kam pak kontakte në Partinë Demokratike”, u shpreh Rama.