Rama për median italiane: Plani fanko-gjerman mundësi fantastike, por Kurti është kokëfortë dhe maksimalist

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama për median italiane: Plani fanko-gjerman mundësi fantastike, por Kurti është kokëfortë dhe maksimalist

Në intervistën për  gazetën italiane “La Stampa”, kryeministri Edi Rama i është kthyer raportit thuajse të ngrirë me Albin Kurtin dhe planit franko-gjerman që synon normalizimin.e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

EDI RAMA

 

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë në tavolina përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh.

 

Advertisement

Ndryshe nga gazetarja e “La Stampa” që nuk vëren harmoni në marrëdhëniet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor për aq kohë sa Vuçiç flirton me Putin, Kurti nuk i del në takim dhe Dodik kërcënon me shkëputjen e Republikës Serbëska, Edi Rama ka këtë mendim.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

Ai e ka ndërtuar politikën e tij të jashtme si një korridor pasqyrash midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës. Ai duhet të marrë një vendim, por mendoj se do të zgjedhë Perëndimin, botën demokratike.

 

Mbylljen e konfliktit në Ukrainë nuk e sheh të shpejtë. As presidenti i Turqisë Taip Erdogan thotë Edi Rama edhe pse është i afërt me liderët e të dyja vendet në luftë nuk mund të ndryshojë qëndrimin e shovinistit Vladimir Putin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy