Përkujtohet grushti i shtetit në Turqi/ Erdogan vendos lule në memorialin e 15 korrikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përkujtohet grushti i shtetit në Turqi/ Erdogan vendos lule në memorialin e 15 korrikut

Turqia përkujton këtë të martë 15 korrikun e vitit 2016, ditën e grushtit të shtetit që përgjaku rrugët e Stambollit dhe qyteteve te tjera e për të cilin zyrtarisht akuzohet lëvizja Hizmet e klerikut Fet’hullah Gylen.

Presidenti Recep Tajip Erdoan, vendosi kurora me lule në Memorialin e 15 korrikut në Kompleksin Presidencial.

Katër vjet më parë, mbrëmjen e 15 korrikut, një segment I ushtrisë turke njoftoi se po kontrollonte vendin, kishte marrë peng gjeneralin kryesor si dhe po zotëronte pikat strategjike, mes të cilave dhe aeroportin e Stambollit, zyrat e inteligjencies në Ankara dhe televizionin publik.

Trupat ushtarake madje bllokuan me tanke urën e Bosforit dhe atë të Sulltan Mehmetit, ndërsa helikopterët luftarak fluturonin shumë pranë tokës. Parlamenti turk u sulmua me predha e po ashtu u tentua arrestimi i presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Advertisement

Të paktën 190 persona mbetën të vdekur dhe mbi 1 mijë të tjerë u plagosën natën e trazirave në Turqi. Në mesin e viktimave ishin 41 oficerë policie, 47 civilë, 2 ushtarë dhe 104 persona si pjesë e organizimit të grushit të shtetit. Rreth 754 persona ndërokohë u arrestuan, pjesa më e madhe policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.

Erdogan tha më pas se qeveria e zgjedhur ishte ende në pushtet dhe se të gjithë komplotuesit do të ndëshkohen.

Përkujtohet grushti i shtetit në Turqi/ Erdogan vendos lule në memorialin e 15 korrikut shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy