Përshkallëzohen protestat në Iran/ Njerëzit tashmë kërkojnë rrëzimin e regjimit të Khomeneit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përshkallëzohen protestat në Iran/ Njerëzit tashmë kërkojnë rrëzimin e regjimit të Khomeneit

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur mes tyre edhe forca të rendit në Iran, nga protestat e dhunshme që kanë mbërthyer vendin pas vrasjes nga “Policia e Moralit” të vajzës 22-vjeçare, Mahsa Amini. Protestat kanë dalë jashtë kontrollit ndërsa demostruesit i kanë vënë flakën disa rajoneve policore si dhe automjeteve shtetërore nëpër qytet.

 

Irani mbylli internetin në disa pjesë të Teheranit dhe Kurdistanit si dhe bllokoi aksesin në platforma të tilla si Instagram dhe ËhatsApp, në një përpjekje për të frenuar një lëvizje proteste në rritje.

 

Advertisement

Këto janë tubimet më masive që Irani po sheh vitet e fundit të cilat janë përhapur në çdo qytet. Lëvizja që lindi si zemërim për vdekjen e 22-vjeçres është kthyer tashmë në një protest që kërkon ndryshimin e sistemit islamik të drejtimit të vendit. Pamjet tregojnë qartë sesi protestuesit grisin posterat e Khomeneit dhe përplasen me forcat paraushtarake.

 

Ndërkohë kryeministri iranian Ebrahim Raisi tha në një konferencë për shtyp nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së se vdekja e Mahsa Amini në paraburgim nga policia e moralit me siguri duhet të hetohet.

 

Advertisement

Protesta në mbrojtje të grave Iranian ka pasur edhe në kryeqztete të vendeve të tjera para ambasadave iraniane ndërsa në vend grate kanë djegur shamitë në shenjë pakënaqësie ndaj sistemit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy