Peticioni anglez kërkon që Tony Blair të mbahet përgjegjës për ‘krime lufte’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peticioni anglez kërkon që Tony Blair të mbahet përgjegjës për ‘krime lufte’

Qindra mijëra njerëz në Mbretërinë e Bashkuar i janë bashkuar thirrjes që ish-kryeministrit britanik Tony Blair, t’i hiqet titulli i Kalorësisë, me komentuesit që përmendin rolin e tij në Luftën e Irakut.

Një peticion në internet ka tërhequr më shumë se 700,000 nënshkrime që nga mëngjesi i së mërkurës, katër ditë pasi u krijua, në përgjigje të shpalljes së Blair si “Kalorësi Shoqërues” i Urdhrit më fisnik në listën e nderimeve të Vitit të Ri të Mbretëreshës Elizabeth.

Peticioni thotë se Blair është “personi që meriton më së paku çdo nder publik” dhe bën thirrje që ai të mbahet përgjegjës për “krime lufte”, raporton Al Jazeera.

“Tony Blair shkaktoi dëme të pariparueshme si për Kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar, ashtu edhe për strukturën e shoqërisë së vendit. Ai ishte personalisht përgjegjës për shkaktimin e humbjeve të jetëve të panumërta të civilë të pafajshëm dhe ushtarakëve në konflikte të ndryshme”, thuhet në peticion.

Advertisement

Ndërkohë, mediat serbe kanë thënë që peticioni është ngritur edhe për ndërhyrjen e Britanisë së Madhe në luftën në Kosovë, mirëpo në përshkrim të tij nuk përmendet Kosova.

Ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 1997 deri në 2007, është përballur me kritika të vazhdueshme në dekadat e fundit për përfshirjen e tij në pushtimin e Irakut të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara më 2003.

Pushtimi, i cili rezultoi në largimin e ish-presidentit Saddam Hussein nga pushteti dhe ekzekutimin e mëvonshëm, solli në vite konflikte që panë qindra mijëra civilë irakianë të vrarë ndërsa vendi u zhyt në kaos.

Për të justifikuar pushtimin, Blair dhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Xhorxh Bush, e kishin cilësuar Huseinin si një kërcënim global që posedonte armë të shkatërrimit në masë, ndërsa Uashingtoni, në veçanti, u fokusua në neutralizimin e kërcënimeve të supozuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Advertisement

Armë të tilla nuk u gjetën kurrë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy