Pezulluan 3 mijë mjekë dhe infermierë pasi nuk u vaksinuan kundër Covid, ministri i Shëndetësisë: Janë të përkohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pezulluan 3 mijë mjekë dhe infermierë pasi nuk u vaksinuan kundër Covid, ministri i Shëndetësisë: Janë të përkohshme

Franca ka pezulluar rreth 3 mijë punonjës shëndetësorë ditën e sotme, pasi këta të fundit kanë refuzuar të vaksinohen.

Ministri i shëndetësisë, Olivier Véran, tha se stafi ishte njoftuar me shkrim para afatit të vendosur nga qeveria për të marrë të paktën një doze, teksa shtoi se disa dhjetëra personel shëndetësor preferuan të jepnin dorëheqjen në vend që të vaksinohen.

Veran shtoi më tej se një numër i madh i pezullimeve do të jetë të përkohshme.

“Një numër i madh i këtyre pezullimeve do të jenë të përkohshme. Ata përfshijnë kryesisht personel në shërbimin mbështetës, si ata që punojnë në lavanderi ose në përgatitjen e ushqimit. Shumë prej tyre kanë vendosur të vaksinohen,” tha Véran.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy