Pfizer autorizohet për tu përdorur tek fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga kjo e enjte, në Shtetet e Bashkuara do të nisë imunizimi i fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës nga 12 deri në 15 vjeç, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNtech.

Administrata Amerikane e Ushqimit e barnave bëri të ditur vendimin për të zgjatur autorizimin e përdorimit emergjent, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë.

JANET WOODCOK

Advertisement

SHEFE EKZEKUTIVE, RREGULLATORI AMERIKAN I BARNAVE

“Vendimi lejon që një popullsi më e re të mbrohet kundër COVID-19, duke na sjellë më pranë ndjenjën e kthimit të normalitetit, me shpresën se po i vjen fundi pandemisë. Prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të jenë të sigurt që agjencia ka kryer një kontroll rigoroz dhe të plotë të të gjitha të dhënave në dispozicion, për përdorimin e kësaj vaksine.”

Advertisement

Presidenti Xho Bajden në një postim në rrjetin social twitter deklaroi se ky është një zhvillim premtues në luftën kundër virusit. Kanadaja është vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin e kësaj grupmoshe me vaksinat Pfizer- BioNTech.

Ndërkohë, Agjencia Europiane e Barnave po e shqyrton dokumentacionin dhe mundësinë e dhënies së dritës jeshile për përdorimin e kësaj vaksine, për moshat 12-15 vjeç ndërsa një vendim konkret pritet në muajin qershor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy