Pfizer redukton dozat e vaksinave/ Alarm në BE: Po dëmtohet fushata e vaksinimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pfizer redukton dozat e vaksinave/ Alarm në BE: Po dëmtohet fushata e vaksinimit

Vendet e bashkimit evropian do të marrin me vonese vaksinat qe ishin programuar në fillim. Kjo do të ndodhë pasi kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi se do të ketë një reduktim të përkohshëm të dërgesave në fund të janarit deri në fillim të shkurtit për shkak të ndryshimeve në procesin e prodhimit.

 

Anëtarët e unionit e kanë cilusuar kete vendim të papranueshem, pasi besueshmëria e programeve të tyre të vaksinimit është ne rrezik.

 

Advertisement

Imunizimi me Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech filloi në fund të dhjetorit, por gjatë një takimi këtë javë, Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia, Estonia, Gjermania dhe kanadaja u ankuan për doza të pamjaftueshme.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Pfizer e kishte siguruar atë që dërgesat e planifikuara në BE, në tremujorin e parë, nuk do të vonohen.

 

Advertisement

“Unë menjëherë kontaktova CEO të Pfizer dhe ai shpjegoi se ka një vonesë të prodhimit në javët e ardhshme, por ai më siguroi që të gjitha dozat e garantuara të tremujorit të parë do të dorëzohen në tremujorin e parë”

 

BE ka  miratuar  produktin BioNTech-Pfizer dhe Moderna ndersa me 29 janar pritet te marre rekomandimin   Vaksina Oxford-AstraZeneca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy