Pfizer: Vaksinës i bie efikasiteti pas 6 muajsh, jepni dritën jeshile për dozën e tretë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pfizer: Vaksinës i bie efikasiteti pas 6 muajsh, jepni dritën jeshile për dozën e tretë

Vaksina e prodhuar me teknologjinë m-ARN nga Pfizer e humb efikasitetin e saj me kalimin e kohës. Në këtë përfundim ka arritur kompania pas të dhënave të paraqitura nga kompania farmaceutike izraelite në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Të dhënat u publikuan nga FDA në një kohë kur qeveria e Joe Biden ndodhet nën presion për të aprovuar dozën e tretë të  vaksinimit për popullatën që është mbi 16 vjeç. Pfizer thotë se vaksina e saj me dozën përforcuese gjashtë muaj pas dozës së dytë rikthen mbrojtjen kundër infeksionit në 95% duke rritur kështu edhe përgjigjen imune.

Të dhënat nga programi i vaksinimit izraelit tregojnë se doza e tretë “ka një profil reaktiviteti të ngjashëm me atë të vërejtur pas dozës së dytë dhe rikthen nivele të larta mbrojtjeje”, thotë kompania, duke sqaruar se të dhënat janë marrë në periudhën korrik – gusht, gjatë të cilës mutacioni Delta ishte bërë tashmë dominues.

Prandaj, kompania “kërkon autorizimin e një doze përforcuese të vaksinës së saj që do t’u jepet 6 muaj pas dozës së dytë, personave mbi 16 vjeç”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy