“Pica me kokainë në vend të kripës”, ideja ‘brilante’ çon në pranga pronarin e një restoranti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pica me kokainë në vend të kripës”, ideja ‘brilante’ çon në pranga pronarin e një restoranti

Pica me kokainë në vend të kripës. Është kjo ideja e një pronari picerie në Monza për shpërndarjen e drogës, por që plani i përfundoi keq. 3

8-vjeçari italian dhe një egjiptian u arrestuan për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se ata i kishin fshehur dozat e kokainës në një kavanoz.

Mendohet se të arrestuarit ua dorëzonin klientëve drogën së bashku me picën kur bëhej “porositë speciale”. E gjithë skema u zbulua kur u ndalua një prej klientëve për kontroll. Ky person sapo kishte dalë nga restoranti me një qese me pluhur të bardhë.

Advertisement

Kjo bëri që autoritetet të ushtronin kontroll edhe në piceri dhe u gjetën mbi 50 doza kokaine të fshehura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy