Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për shpërndarjen e kokainës/ Dënohet me 12 vjet burg në Belgjikë Ramazan Rraja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për shpërndarjen e kokainës/ Dënohet me 12 vjet burg në Belgjikë Ramazan Rraja

Ramazan Rraja është dënuar me 12 vite burg në Belgjikë.

 

Organi i akuzës e akuzon Rrajën si pjesë e një grupi të organizuar kriminal në trafikimin e kokainës.

 

Advertisement

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e kishte cilësuar këtë grup kriminal si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës. Si prova për këtë, prokuroria sekuestroi para, drogë dhe katër orë luksoze.

 

Falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur, u zbulua se organizata mund të kishte lidhje me tre grupe kokaine. Hetuesit kanë mundur të përgjojnë bisedat telefonike, ku Rraja fliste me kreun e grupit, njëherazi dhe bashkëpunëtori i tij, Kaspars N. për një kontejner me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana dhe kishte kaluar në mënyrë të sigurtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy