Plani kinez për Ukrainën: Armëpushim dhe negociata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plani kinez për Ukrainën: Armëpushim dhe negociata

Kina ka bërë thirje për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë. Përveç kësaj Pekini kërkon fillimin e bisedimeve të paqes dhe dhënien fund të luftës. Kërkesat e Kinës janë pjesë e një plani 12 pikësh që Ministria e Jashtme në Pekin i publikoi në1 vjetorin e fillimit të sulmit rus mbi Ukrainën. Po ashtu ky vend kërkon dhënien fund të sanksioneve kundër Rusisë, masa për sigurimin e centraleve atomike, krijimin e korridoreve humanitarë për evakuimin e civilëve, si edhe hapa për sigurimin e eksportit të drithërave.

Propozimi përsërit pozicione të njohura

Kina është përpjekur të paraqitet neutrale në konfliktin e Ukrainës, nga ana tjetër është e lidhur në një partneritet të ngushtë me Rusinë. Ky vend e ka mënjanuar kritikën e drejtpëdrejtë ndaj agresionit rus, madje as nocionin pushtim i Ukrainës nuk e ka përdorur. Pekini ka akuzuar perëndimin, se e ka provokuar konfliktin dhe ka shtuar flakët duke dërguar armë në Ukrainë.

Propozimi kinez përsërit pozicionet e njohura të Kinës, përfshirë edhe nevojën e garantimit efektiv të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve.

Advertisement

Kina kërkon fundin e mentalitetit të luftës

Në të njëjtën kohë në planin kinez kërkohet që të merren seriozisht interesat legjitime të sigurisë të të gjitha shteteve. Me këtë Kina i referohet argumentimit rus, se duhet të mbrohet kundër SHBA dhe NATO-s.  Nga ana tjetër qeveria e Pekinit ka kërkuar dhënien fund të mentalitetit të luftës së ftohtë, një përcaktim standard kinez ky, për atë që nga Kina sheh si hegjemoni amerikane dhe përzierje në çështjet e vendeve të tjera. Kina i trembet një shkallëzimi të luftës dhe daljen jashtë kontrolli të saj. Pekini është shprehur se do të kërkojë edhe më tej bisedime të paqes dhe do të ofrojë “mençurinë kineze” për këtë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur planin e paqes para publikimit dhe ka bërë fjalë për një hap të parë të rëndësishëm. “Që Kina në përgjithësi ka filluar të flasë për paqen në Ukrainë, mendoj se nuk është gjë e keqe”, tha Zelensky./DW

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy