Planifikuan të vrisnin Zelensky-n, likuidohen çeçenët e frikshëm të Kadyrov

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov foli për likuidimin e kadirovitëve “elitë”.

Këta të fundit, planifikonin të vrisnin presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Operacioni special që do të kryhej drejtpërdrejt nga kadirovitët për të eliminuar presidentin tonë sot është plotësisht i njohur.

Dhe mund të them se kemi marrë informacion nga përfaqësues të FSB-së, të cilët sot nuk kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme.

Advertisement

Dhe falë kësaj, mund të them se grupi elitar i Kadyrov-it, i cili mbërriti këtu posaçërisht për të eliminuar presidentin tonë, u shkatërrua drejtpërdrejt”, tha Danilov.

Ai tha gjithashtu se “grupi i Kadirov-it” ishte i ndarë në dy grupe.

“Ne i gjurmuam. Një grup ishte i mbuluar në Gostomel, një grup tjetër është tani, le të themi, të zënë robër”, shtoi zyrtari ukrainas.

Më 15 shkurt, Volodymyr Zelensky deklaronte se armiku e caktoi atë si objektivin numër 1, dhe familjen e tij si objektivin numër 2.

Advertisement

Edhe diktatori Ramzan Kadyrov pro Kremlinit, ka pranuar të vrarët në radhët e forcave të tij në pushtimin e Ukrainës.

“Fatkeqësisht, tashmë ka të vrarë mes ushtarëve të Republikës së Çeçenisë”, shkroi ai në një deklaratë në Twitter. “Dy ushtarë u vranë, ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur”, shtoi ai.

Deri tani, Rusia nuk ka publikuar shifra zyrtare për të vrarët në radhët e ushtrisë së saj gjatë luftës në Ukrainës.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, Kadyrov u shpreh se i ka bërë thirrje ushtrisë ruse që të zgjerojë ofensivën ushtarake në Ukrainë.

Advertisement

“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov.

“Gjatë gjithë kohës ka kryer taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat në kohë dhe nuk është efektive.

Nevojitet një koordinim i plotë i veprimeve të ushtrisë, rreshtim kompetent i forcave dhe një sulm vendimtar”, është shprehur të dielën Kadyrov.

Kadyrov është akuzuar nga ndërkombëtarë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy