Plas tek Barcelona, ikën Arthur Melo/ Futbollisti i pakënaqur me trajtimin nga klubi katalanas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plas tek Barcelona, ikën Arthur Melo/ Futbollisti i pakënaqur me trajtimin nga klubi katalanas

Pas dorëzimit të titulli tek madrilenët një ngjarje e pazakonte ka ndodhur përsëri tek Barcelona. Arthur Melo, një nga lojtarët më të përmendur kohët e fundit, ka vendosur të hakmerret me klubin katalanas.

Braziliani ka braktisur skaudrën dhe është larguar në Brazil, duke kërkuar ndarjen përpara kohe.

Advertisement

Kjo për shkak se Melos nuk i ka pëlqyer aspak trajtimi që klubi blaugrana i ka bërë së fundi ne merkaton e verës ku shumë zëra qarkulluan lidhur me të ardhmen e tij.

Fillimisht Barcelona vendosi ta shiste te Juventusi kundër dëshirës së tij, dhe kur marrëveshje u arrit, trajneri Setien nuk e aktivizoi në asnjë ndeshje.

Advertisement

Kaq ka mjaftuar që lojtari të refuzojë bashkimin me ekipin dhe për ndeshjet e Championsit, duke i lënë katalanasit me një mesfushor më pak.

Mesditën e sotme gjithë ekipi blaugran iu nënshtrua testeve për coronavirus ndërkohë që mesfushori nuk është shfaqur fare në stërvitje, teksa në orët e fundit i ka komunikuar se nuk do të jetë pjesë e tyre në Champions League.

Advertisement

Kontrata e tij me Barcelonën ishte e vlefshme deri në përfundimin e Champions League, por duket se Arthur nuk i intereson aspak kjo pjesë.

Tek Barcelona nuk e kuptojnë një vendim të tillë dhe i kujtojnë lojtarit kontratën, por nga ana duket se Athur nuk do t’ja dijë për pasojat. Blaugranët e shohin si të pajustifikueshëm këtë gjest, dhe pritet ti nënshtohen masava të rrepta për lojtari.

Advertisement

Plas tek Barcelona, ikën Arthur Melo/ Futbollisti i pakënaqur me trajtimin nga klubi katalanas shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy