Po luante futboll, vritet me thikë 11-vjeçari në Spanjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPANJË – Një djalë 11-vjeçar u vra këtë të dielë pasi u sulmua me thikë, teksa ndodhej në fushën e futbollit, në qytetin Toledo.

Policia bën me dije se sulmi ka ndodhur në orën 10:00. Viktima ka qenë duke luajtur me grupin e shokëve të tij, kur sulmuesi, me fytyrën e mbuluar me shall, është afruar dhe e ka goditur me thikë.

Shërbimet e urgjencës nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, pavarësisht transportimit në spital me helikopter.

Familja e të miturit tha se nuk e di kush mund të ketë qenë autor.

Advertisement

Në një deklaratë për mediat, kushëriri i djalit 11-vjeçar, Asell Sanchez tha se një nga dy miqtë me të cilët i mituri luante futboll ka kërkuar ndihmë, duke thënë se shoku i tij ishte vrarë.

“Ishte një djalë super i mirë, super i dashur, luante me shokët, ka ardhur dikush, nuk kemi më informacion. Janë momente të vështira për ne”, tha ai.

“Nuk ka dyshime, është një qytet i qetë, këto gjëra nuk kanë ndodhur më parë. Ne as nuk e dimë se kush mund të jetë autori,” tha ai i tronditur.

Policia ka nisur kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Advertisement

Sipas ABC, i dyshuari iku me një Ford Mondeo të vjetër gri./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy