“Po të lë këtë letër… ti vazhdo në Tik-Tok. Studioni biblën dhe shikoni se gjëra të bukura ka aty. S’më vranë dëshmitarët e Jehovait”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po të lë këtë letër… ti vazhdo në Tik-Tok. Studioni biblën dhe shikoni se gjëra të bukura ka aty. S’më vranë dëshmitarët e Jehovait”

“Nëse e gjeni këtë letër, do të thotë që nuk jam më”, – njoftoi familjarët e tij një i ri në Tiranë, i cili më pas i dha fund jetës për rrethana që janë nën verifikim nga Policia e Tiranës. Sipas burimeve, rasti i të riut që ishte larguar nga banesa u kallëzua nga të afërmit e tij, të cilët nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen.

Burimet thane se pranë policisë u paraqit shtetasja A. C që me lot në sy deklaroi: nuk kam asnjë të dhënë se ku ndodhet im shoq, i moshës 45 vjeç. Mbas kësaj policia ka deklaruar shpalljen në kërkim si i humbur të viktimës, i cili rezulton banor i kryeqytetit.

Por burimet tregojnë se tri ditë mbas paraqitjes në polici të gruas së re, nga kërkimet doli që 45-vjeçari gjendej i pajetë në Kodrat e Selitës.

Pranë të riut gjetëm një shishe vodka dhe një tabletë medikamentesh – pohoi një agjent krimesh që është i bindur se kryefamiljari i kishte dhënë fund jetës me vullnetin e tij.

Advertisement

Megjithatë, letra e gjendur në rrobat e të ndjerit, i ka bërë të dyshimtë oficerët e së bashku me të edhe familjen që këmbëngul sidoqoftë se shkrimi është i R.C. Në letër  me një shkrim të pakuptueshëm dhe të padallueshëm oficerët e policisë tregojnë se arritën të shquajnë këtë përmbajtje: nëse e gjeni këtë letër do të thotë se nuk jam më.

Vendosa ta shkruaj këtë letër, pasi nuk po arrij dot ta përballoj këtë vështirësi. Ti më ke bërë të lumtur këto 6 vjet më dhe dashuri, por nuk e përshkruaj dot këtë që po më ndodh brenda… ndoshta janë….kështu u betova që do ishte gjithë jetën me ty, por kjo ngjarje po më fillon.. nuk mundem të vazhdoj më kështu.

Viktima më tej i shkruan partneres: do të kërkoj një gjë, vazhdo kështu, vazhdo të ardhmen tënde rutinë. Të njëjtat zakone në tik tok me… kjo do të ndryshojë të jesh e lumtur në tokë.

Viktima mbasi lë amanete për pjesëtarët e familjes shkruan me tej një porosi: filloni dhe studioni biblën dhe shikoni se gjëra të bukura ka aty. Kërkesa ….nuk më vranë dëshmitarët e Jehovait”, shkruhet në letër.

Advertisement

Policia shkruan se në trupin e viktimës nuk kishte shenja të dukshme dhe të padukshme dhune dhe për këtë arsye krijohen dyshime se ai mund t’i ketë dhënë fund jetës nga depresioni.

Por policia shton gjithashtu se në banesën e tij u gjet një bllok me kapak të kuq dhe me shënime që është sekuestruar për të kuptuar nëse kishte kontakte me persona të tjerë, apo çfarë i ndodhi atij ditët e fundit. Ne kemi sekuestruar telefonin, bëri me dije një burim zyrtar i policisë që njëherazi tregon se është kërkuar edhe sekuestrimi i telefonit të gruas denoncuese.

Gruaja thotë se u bë merak për të shoqin, mbasi doli xhiro dhe kur u kthye nuk e gjeti në banesë. Ajo tregon se ai nuk largohej nga banesa dhe se çifti shkonte shumë mirë. “Ai kishte lënë telefonin dhe portofolin dhe kjo më bëri merak”, rrëfehet gruaja e tij, sipas të cilës i shoqi ishte njeri i qetë dhe nuk kryente asnjëherë konflikte. Pyetjes nëse ndiqte ndonjë ritual gruaja i përgjigjet e prerë që jo, por shton se ai trajtohej me medikamente.(SI)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy