minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Po transportonte mallra të vjedhur, armë dhe fishekë me makinë, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI) - Struga.info


Po transportonte mallra të vjedhur, armë dhe fishekë me makinë, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po transportonte mallra të vjedhur, armë dhe fishekë me makinë, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Albert Isufi është arrestuar nga policia në Itali, pasi u kap duke transportuar mallra të vjedhura në Zvicër.

Isufi, sipas mediave italiane, po udhëtonte me një automjet tip Mercedes Glc 200, kur u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonte, policia i gjeti edhe një pistoletë, një pushkë, tre karikatorë dhe 66 fishekë.

Po ashtu, mësohet se 45-vjeçarit shqiptar iu gjetën edhe mallra të tjera të vjedhura: një çantë me 216 kg argjendi, 3 laptopë, një iPhone, nëntë shishe me pije alkoolike, veshje dhe një kaçavidë e madhe.

Në makinë u gjetën disa karta identiteti, katër pasaporta, njëra prej të cilave ishte greke, me të cilën fillimisht tentoi të kalohej si shtetas grek. Para gjykatës, ai ka deklaruar se e dinte që po transportonte mallra të vjedhura por nuk dinte për çfarë bëhej fjalë. Ai thotë se duhet të mbërrinte në Bari në adresën që i kishte treguar një bashkëatdhetar i tij./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy