minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Polici dhe viktima kishin punuar në një klub nate, vrasja e pamëshirshme në SHBA (VIDEO) - Struga.info


Polici dhe viktima kishin punuar në një klub nate, vrasja e pamëshirshme në SHBA (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Polici dhe viktima kishin punuar në një klub nate, vrasja e pamëshirshme në SHBA (VIDEO)

Polici dhe viktima kishin punuar në një klub nate, vrasja e pamëshirshme në SHBA (VIDEO)Afro-amerikani George Floyd dhe polici, i cili i kishte vendosur gjurin në qafë, kishin punuar bashkë në një klub të natës për disa muaj, shkruan Independent.

Pronarja e lokalit Maya Santamaria, ka thënë se e kishte punësuar 46-vjeçarin Floyd dhe tani ish-policin e Minneapolisit, Derek Chauvin, 44-vjeç, transmeton Telegrafi.

Që të dy kishin punuar si sigurim në klubin e natës El Nuevo Rodeo në qytetin amerikan, ka deklaruar Santamaria për një televizion lokal. Santamaria që së fundmi kishte shituar lokalin pas më shumë se 20 viteve që e menaxhoi, ka zbuluar se Floyd dhe Chauvin të njëjtën kohë kishin punuar në klubin e saj, por nuk dihet nëse ata njiheshin mes vete.

E pas arrestimit të dhunshëm nga ana e policisë, Floyd ka ndërruar jetë ku më pas kanë shpërthyer protestat e dhunshme në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy