Policia greke në ‘këmbë’/ Zhduket 46-vjeçari shqiptar, makina u gjet e braktisur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kërkime pa rezultat janë kryer në 5 ditët e fundit në Rodos të Greqisë për gjetjen e një emigrant shqiptar 46-vjeç.

 

Shqiptari është parë për herë të fundit në 28 gusht.

 

Advertisement

Zhdukja e 46-vjeçarit ka shkaktuar shqetësim të madh te bashkëshortja dhe vëllai i tij, të cilët e kërkojnë në vendet ku ai frekuentonte.

 

Celulari i tij mbetet i fikur, ndërsa shqetësim shkakton fakti që makina e tij u gjet e braktisur afërsisht dy kilometra larg shtëpisë së tij – në zonën e komunitetit Kalythion.

 

Advertisement

Informacionet thonë se 46-vjeçari ka qenë me miqtë e tij pasditen e së dielës, ndërsa në mbrëmjen e së njëjtës ditë ka pasur një takim të planifikuar me një klient, në një njësi hoteliere në Rodos. Nga kontrolli i bërë në kamera, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

 

Policia ka kontrolluar të gjitha portat e daljes nga ishulli, por pa rezultat. Njëkohësisht po merren në pyetje edhe personat me të cilët 46-vjeçari ka pasur transaksione financiare dhe profesionale.

 

Advertisement

Të gjitha mundësitë, bazuar në të njëjtin informacion, janë të hapura dhe tashmë janë vënë në dijeni shërbime të tjera si shërbimi zjarrfikës i Rodos, grupe vullnetare etj. për intensifikimin e hetimeve që po kryhen për 46-vjeçarin.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy