Policia zbulon thesarin e fshehur në mur (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia zbulon thesarin e fshehur në mur (FOTO)

Gjatë një operacioni blic të realizuar orët e para të ditës së sotme, autoritetet policore italiane në Milano, realizuan disa bastisje të cilat çuan në një zbulim befasues.

Ato gjetën 15 milionë euro të fshehura në hapësirën e krijuar mes një muri të vërtetë dhe një tjetri artificial të krijuar enkas për këtë qëllim. Paratë ishin në 28 paketime, të ndara në banknota që shkonin nga 20 deri në 500 euro.

Në pranga kanë përfunduar 3 trafikantë që menaxhonin një rrjet ndërkombëtar hashashi në pjesën veriore dhe qendrore të Italisë. Këto para konsiderohen praktikisht “një thesar” për personat e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të hashashit në territorin milanez dhe në të gjithë rajonin e Italisë qendrore dhe veriore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy