Politika zero COVID në Hong Kong, arrestohen dy ish-stjuardesa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Politika zero COVID në Hong Kong, arrestohen dy ish-stjuardesa

Policia e Hong Kong-ut ka bërë me dije se dy ish-stjuardesa janë arrestuar, pasi akuzohen për thyerjen e kufizimeve të qytetit për coronavirus-in.

Sipas Policisë, ato kishin kryer “aktivitete të panevojshme”, kur duhej të ishin në izolim në shtëpi.

Më pas, dy stjuardesat rezultuan pozitive me Omicron.

Advertisement

Linja ajrore për të cilën ata punonin nuk është bërë e ditur, por vjen pasi “Cathay Pacific” shkarkoi dy ekuipazhe ajrore, të cilët dyshoheshin se kishin shkelur rregullat anti-COVID.

Policia tha se, dy stjuardesat e arrestuara u kthyen në Hong Kong nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 24 dhe 25 dhjetor.

Ato janë liruar me kusht dhe çështja e tyre është caktuar të shqyrtohet më 9 shkurt.

Nëse shpallen fajtore, mund të përballen me gjashtë muaj burg dhe një gjobë deri në 642 dollarë.

Advertisement

“Cathay Pacific”, që është transportuesi kryesor i Hong Kongut, është përballur me pretendimet se ekuipazhi i saj ajror ishte përgjegjës për përhapjen fillestare të Omicron në qytet.

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, javën e kaluar veçoi linjën ajrore dhe urdhëroi hetimet për pretendimet se, ekuipazhi i saj kishte thyer rregullat e pandemisë.

Në përgjigje, kryetari i Cathay-t, Patrick Healy, thuhet se i tha stafit se mospërputhja e një “pakice të vogël” nuk duhet “të errësojë disiplinën dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm” të shumicës së ekuipazhit.

Hong Kong-u ka rregulluar vazhdimisht rregullat e tij të karantinës për ekuipazhin ajror, ndërsa ndjek politikën zero të Kinës për COVID-19.

Advertisement

Qyteti shtrëngoi në mënyrë dramatike rregulloret e tij pas shfaqjes së Omicron vitin e kaluar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy