Prag konflikti në kufirin Poloni-Bjellorusi?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prag konflikti në kufirin Poloni-Bjellorusi?

Këta mijëra refugjatë nga Afganistani, Siria e të tjera vende të destabilizuara me shumicë myslimane rrezikojnë të shkaktojnë një konflikt të armatosur kufitar mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Të bllokuar prej disa muajsh në krahun bjellorus të zonës kufitare, ata kanë nisur ditët e fundit, përpjekjet për të kaluar me forcë drejt Polonisë, që e ka rrethuar kufirin me një barrierë me tela me gjemba dhe po ndërtojnë edhe një mur kufitar. Autoritetet polake u bëjnë vazhdimisht thirrje me altoparlantë të mos e shkelin kufirin, pasi në të kundërt do të arrestohen.

Polonia dhe Bashkimi Europian akuzojnë Minskun se po i ka ftuar refugjatët në kufirin mes dy vendeve, për t’i bërë presion Brukselit se do të shkaktojë kaos, nëse vazhdon me sanksionet e vendosura që prej zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020 që u fituan sërish Lukashenko, por që vendet perëndimore i konsideruan të manipuluara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy