Prag lufte, avionët kinezë kalojnë në hapësirën ajrore të Tajvanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prag lufte, avionët kinezë kalojnë në hapësirën ajrore të Tajvanit

Mes tensioneve në rritje me Tajvanin, Pekini i tregon sërish forcën teksa shkel hapësirën ajrore me 19 avionë luftarakë.

Autoritetet e Tajvanit kanë reaguar menjëherë duke dënuar shkeljet e përsëritura të hapësirës së tij ajrore nga Kina.

10 avionë luftarakë J-16, katër Su-30, si dhe katër avionë bombardues H-6 me aftësi për të lëshuar bomba bërthamore, si dhe një aeroplan antinëndetëse kaluan hapësirat ajrore ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Tajvan.

Menjëherë, u ngritën edhe avionët e Tajvanit të cilët paralajmëruan avionët kinezë që po fluturonin mbi ishujt Pratas të kontrolluar nga Tajvani, ndërsa sistemet raketore monitoruan situatën.

Advertisement

Nga Kina nuk pati asnjë koment mbi këtë ngjarje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy