Prej dy vjetësh nuk luftohet vetëm pandemia, gjatë 2020-2021 ka pasur 100 mijë konflikte e dhunë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prej dy vjetësh nuk luftohet vetëm pandemia, gjatë 2020-2021 ka pasur 100 mijë konflikte e dhunë

Që nga viti 2020, e gjithë bota ka luftuar kundër një armiku të përbashkët, koronavirusit Covid-19, por disa vende janë përballur gjithashtu me luftëra ose konflikte të brendshme pak a shumë serioze. Të dhënat e mbledhura nga Armed Conflict Location & Event Data Project (ACLED) tregojnë se pjesa më e madhe e planetit ka qenë, ose është e përfshirë në një formë konflikti, ku konflikt nuk do të thotë vetëm luftë e vërtetë, siç mund të ishte një në Siri, por më gjerësisht një formë proteste ose beteje të armatosur.

Nga 30 korriku 2020 deri më 30 korrik 2021, planeti ynë ka përjetuar pothuajse 100,000 situata konflikti, përfshirë trazira, përleshje të armatosura, protesta, dhunë kundër civilëve, sulme. Në Mianmar janë regjistruar mbi 3,200 situata konflikti që kanë shkaktuar pothuajse 3,500 vdekje pas grushtit të shtetit të juntës ushtarake, ose Meksikë, ku dhuna vitin e fundit ka shkaktuar mbi 8,000 të vdekur.

Pandemia ndoshta ka përkeqësuar pakënaqësinë e përgjithshme, duke shkaktuar shpërthimin e bombave të pakënaqësisë dhe rebelimit në shumë vende që ishin gati të shpërthenin prej vitesh. Si rasti i Kubës, për shembull, ku ndalimi i udhëtimit për shkak të urgjencës shëndetësore ka precipituar një krizë të thellë në vend, ku qytetarët të detyrohen të qëndrojnë në radhë me orë të tëra për të blerë nevojat bazike përfshirë ushqimin dhe ilaçet.

Ka gjithashtu situata në të cilat përfundimi i një lufte çon në fillimin e një lloji tjetër konflikti, midis atyre që duan të imponojnë vizionin e tyre (për shembull talebanët) dhe atyre që nuk duan të kthejnë orën 20 vjet mbrapa. Dhe ky është rasti i Afganistanit, i cili vitin e fundit, sipas të dhënave të ACLED, ka regjistruar mbi 12,000 episode konflikti dhe më shumë se 50,000 viktima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy