Presidentët e 8 shteteve të BE-së, thirrje për bisedime të menjëhershme për anëtarësimin e Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidentët e 8 shteteve të BE-së, thirrje për bisedime të menjëhershme për anëtarësimin e Ukrainës

Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje të hënën vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin Ukrainës menjëherë statusin e vendit kandidat në BE.

Ndër të tjera, udhëheqësit e këtyre shteteve duan të hapin bisedimet e anëtarësimit.

Kjo, sipas një letre të hapur të botuar të hënën, shkruan agjencia “Reuters”.

“Ne, presidentët e shteteve anëtare të BE-së: Republika e Bullgarisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Polonisë, Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë fuqishëm besojmë se Ukraina meriton të marrë një perspektivë të menjëhershme pranimi në BE”, thuhet në letër.

Advertisement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nënshkroi më herët kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Për ukrainasit, ky moment konsiderohet “historik” pasi çementon pikëpamjet e tyre Perëndimore.

Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmyga, me anë të një statusi në median e tij sociale, tha se populli i tij e ka vërtëtuar që janë pjesë “integrale e komunitetit evropian”.

“Ukrainasit kanë vërtetuar prej kohësh se ne të gjithë jemi pjesë integrale e komunitetit evropian. Është koha për ta hedhur këtë në letër. Ukraina po aplikon për anëtarësim në BE sipas një procedure të veçantë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy