Presidenti Biden:”Amerikanët nuk mund dhe s’duhet të vdesin duke luftuar në një luftë që vetë afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre,”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Biden:”Amerikanët nuk mund dhe s’duhet të vdesin duke luftuar në një luftë që vetë afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre,”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur një fjalim nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me situatën e krijuar në Afganistan, pas marrjes në kontroll nga talebanët.

Ai pranon se situata e fundit me talebanët ka përparuar më shpejt nga sa ishte parashikuar.

“Amerikanët nuk mund dhe nuk duhet të vdesin dhe të luftojnë në një luftë që afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre,” tha Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ekipi i tij i sigurisë kombëtare po “monitoron nga afër” situatën në terren në Afganistan.

Advertisement

Më tej ai tha se misioni amerikan në Afganistan “kurrë nuk ishte menduar të ishte ndërtim i një kombi”, por përkundrazi ishte projektuar për të parandaluar “një sulm terrorist në tokën amerikane”.

Biden tha gjithashtu se i kishte kërkuar presidentit Ghani që të negocionete. “Zoti Ghani këmbënguli se forcat afgane do të luftonin. Por padyshim që ai kishte gabuar. “

Biden vazhdoi më tej duke thënë se marrëveshja e ish -presidentit amerikan Donald Trump me talebanët e zvogëloi praninë e trupave amerikane në vend nga rreth 15,500 në 2,500. Ai shton se marrëveshja e Trump me talebanët bëri thirrje që forcat amerikane të largohen deri më 1 maj.

“Talibanët ishin më të fortë ushtarakisht që nga viti 2001,” thotë ai.

Advertisement

“Zgjedhja që duhej të bëja si presidenti juaj ishte ose të zbatoja atë marrëveshje, ose të isha gati të kthehesha në luftën kundër talebanëve në mes të sezonit luftarak të majit.”

Nuk kishte asnjë marrëveshje pas 1 majit për të mbrojtur trupat amerikane nga talebanët pas asaj date, thotë ai.

“Asnjëherë nuk ishte një kohë e mirë për të tërhequr forcat amerikane,” theksoi Biden.

Duke iu përgjigjur kritikave se SHBA nuk vepruan aq shpejt sa të evakuonin civilët afganë të kërcënuar, ai thotë se arsyeja e vonesës ishte e dyfishtë.

Advertisement

“Afganët nuk donin të largoheshin më herët,” u shpreh ai, duke shtuar se arsyeja tjetër ishte se zyrtarët afganë nuk donin të shkaktonin një “krizë besimi” që do të ndodhte nëse fillonin evakuimet masive.

“Tani jam presidenti i katërt amerikan që kryesoj luftën në Afganistan. Dy demokratë dhe dy republikanë. Unë nuk do t’ia kaloj këtë përgjegjësi një presidenti të pestë.  Jam shumë i trishtuar nga faktet me të cilat përballemi tani, por nuk më vjen keq për vendimin tim për t’i dhënë fund luftimeve të Amerikës në Afganistan. Unë nuk mund dhe nuk do të kërkoj nga trupat tona të luftojnë pafund në luftën civile të një vendi tjetër.”

Biden është shprehur se qeveria afgane nuk e ka dëgjuar këshillën e tij, duke mos negociuar për një zgjidhje politike me talebanët.

Në fjalën e tij, Biden theksoi se “z.Ghan këmbënguli se forcat afgane do të luftonin, por rezultoi që ai kishte gabuar”.

Advertisement

Presidenti amerikan u shpreh se i qëndron vendimit të tij, për t’i tërhequr pas 20 vitesh trupat amerikane nga Afganistani.

“Unë i qëndroj plotësisht vendimit tim“, thotë Biden.

Duke shtuar më tej se gjithmonë i ka premtuar popullit amerikan se do të jetë i drejtpërdrejt, duke pranuar se situata ka avancuar tej parashikimeve.

“Amerikanët nuk mund dhe s’duhet të vdesin duke luftuar në një luftë që vetë afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre,” thotë ai.

Advertisement

Presidenti i SHBA-ve theksoi se nuk ka qenë kurrë një kohë e mirë për t’u tërhequr, ndërsa theksoi se marrëveshja me presidentin Trump me talebanët e zvogëloi praninë e trupave amerikane në vend nga 15 mijë e 500 ushtarë në 2 mijë e 500.

Ai theksoi se marrëveshja e Trump me talebanët, detyroi që deri me 1 maj të largoheshin trupat ushtarake amerikane nga Afganistani.

“Talibanët ishin më të fortë ushtarakisht që nga viti 2001,” thotë ai.

“Zgjedhja që duhej të bëja si presidenti juaj ishte ose të zbatoja atë marrëveshje, ose të isha gati të kthehesha në luftë kundër talebanëve”.

Advertisement

Sipas tij, nuk ekzistonte asnjë marrëveshje pas datës 1 maj për të mbrojtur trupat amerikane nga talebanët.

“Ne i kemi bërë të qartë talebanëve, se nëse ata sulmojnë personelin tonë ose ndërpresin operacionin tonë të evakuimit, përgjigja e SHBA-së do të jetë e shpejtë dhe e fuqishme”, tha Biden.

Presidenti amerikan theksoi se SHBA do t’i mbrojë njerëzit e saj, duke përdorur edhe forcën shkatërruese të saj nëse do lindte nevoja.

“Unë nuk do t’ia kaloj këtë përgjegjësi një presidenti tjetër”, shton ai, duke përsëritur atë cfarë kishte deklaruar në lidhje me vendimin e tij në prill për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani deri në shtator.

Advertisement

“Jam shumë i trishtuar nga ngjarjet me të cilat po përballem, por nuk jam penduar në lidhje me vendimin që kam marrë, për t’i dhënë fund luftës së SHBA-së në Afganistan”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy