Presidenti i Filipineve i beson vaksinës ruse: Do të jem i pari që do ta pranoj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i Filipineve i beson vaksinës ruse: Do të jem i pari që do ta pranoj

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka besim tek vaksina ruse kundër koronavirusit. Ai tha se është i gatshëm të bëhet vullnetar në testimin e saj.

“Unë do të marrë pjesë vullnetarisht në testim. Unë do të jem i pari që do të eksperimentohem. Unë besoj që vaksina që ka prodhuar Rusia është me të vërtetë e mirë për njerëzimin. Shpresojmë që të kemi një dhjetor pa COVID”, tha ai para mediave vendase.

Ai shtoi se Filipinet do të kenë përparësi për vaksinat ruse, duke marrë shkas nga marrëdhëniet që ka me Moskën.

Advertisement

Presidenti rus Vladimir Putin të martën njoftoi se Rusia ka gati vaksinën anti-COVID. Ai madje tha se është testuar edhe vajza e tij.

Por disa udhëheqës shëndetësorë të SHBA dhe ekspertë të vaksinave janë skeptikë.

Advertisement

Presidenti i Filipineve i beson vaksinës ruse: Do të jem i pari që do ta pranoj shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy