Presidenti i SHBA Biden, rezulton pozitiv me COVID 19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i SHBA Biden, rezulton pozitiv me COVID 19

Presidenti I SHBA, Joe Biden ka rezultuar këtë mëngjes pozitiv me COVID 19.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Edhe pse i vaksinuar me të dy dozat dhe dy doza të tjera përforcuese, Biden 79-vjeç nuk ka mundur ti shpëtojë coronavirusit.

 

Advertisement

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë njoftoi në një deklaratë me shkrim se sipas udhëzimeve, Biden do të mbyllet në Shtëpinë e Bardhë nga ku do të kryejë të gjitha detyrat e tij.

 

Takimet e planifikuara, presidenti do t’i zhvillojë përmes platformave online.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy