Presidenti polak: Nuk ka rrezik të konfliktit ushtarak në kufi me Bjellorusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti polak: Nuk ka rrezik të konfliktit ushtarak në kufi me Bjellorusinë

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë të mërkurën se nuk ka rrezik të konfliktit ushtarak në kufi me Bjellorusinë, ku janë mbledhur mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, të cilët synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.

 

Trupat ushtarake polake janë angazhuar për të ndihmuar në sigurim të kufirit me Bjellorusinë, dhe që të mos lejojnë hyrjen e migrantëve në këtë vend të BE-së.

 

Advertisement

“Nuk ka rrezik ushtarak. Ushtria polake është aty për siguri, mirëpo ne nuk kemi problem ushtarak”, u ka thënë Duda gazetarëve në një konferencë për media me homologun e tij malazez, Millo Gjukanoviq, pas bisedimeve që kanë zhvilluar në Cetinë të Malit të Zi.

 

Megjithatë, Duda u ka bërë thirrje vendeve të NATO-s që të monitorojnë nga afër situatën mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

 

Advertisement

Migrantët, që janë tash e disa ditë në zonën kufitare mes këtyre dy shteteve, janë përleshur më 16 nëntor me forcat polake, duke tentuar të hyjnë në zonën e Bashkimit Evropian.

 

Forcat polake kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i mbajtur ata larg pikës kufitare.

 

Advertisement

Brukseli ka akuzuar liderin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko se ka krijuar krizën me migrantë si hakmarrje ndaj disa rundeve të sanksioneve të BE-së kundër këtij shteti, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në gusht të vitit 2020.

 

Perëndimi i konsideron ato zgjedhje të manipuluara.

 

Advertisement

Duda ka thënë se Bjellorusia ka refuzuar që të pranojë ndihmë humanitare për migrantët.

 

Në një bisedë të rrallë telefonike me Lukashenkon, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ofruar po ashtu ndihmë humanitare për migrantët./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy