Presidenti slloven i Këshillit të BE-së: Ja deputetët-kukulla të Sorosit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti slloven i Këshillit të BE-së: Ja deputetët-kukulla të Sorosit

Kryeministri slloven Janez Jansa, që për  6 muaj mban edhe rolin e presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, ka komentuar një mision të disa eurodeputetëve në Lubjanë, duke i cilësuar si “kukulla të Sorosit”.

Një postim i vjetër që slloveni i kishte bërë retëeet, por që tregonte pakënaqësinë tij të sotme ndaj misionit, ende në process që ka si objektiv monitorimin e lirisë së shtypit në atë vend.

Ndër pjesëtarët e misionit, ishin edhe disa deputetë holandez si Sophie In’t Veld, diçka që shtyu reagimin e kryeministrit Mark Rutte, që cilësoi si të papërshtatshëm postimin dhe e dënuar në mënyrë të fortë.

Por kryeministri slloven, shpesh herë i kritikuar për deklaratat e tij, vijoi debatin duke i kujtuar kolegut holandez ”të mos bëhet merak për lirinë e shtypit në Holandë, por që të shmangë vrasjet në rrugë të gazetarëve në Holandë”.

Advertisement

Në debatin e acaruar ndërhyri edhe presidenti i Këshillit Europian Chaes Michel, që deklaroi se “respekti i ndërsjellët midis institucioneve të BE-së  është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, nrldërkohë që presidenti i BE David Sassoli i ka kërkuar Jansas që t’i japë fund provokimeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy