Presidenti turk viziton SHBA-të në fillim të majit, pritet të takohet me homologun Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në SHBA në fillim të muajit maj.

Mediat vendase në Turqi raportojnë se Erdogan do të takohet me homologun e vet, Joe Biden në SHBA më datë 9 maj.

Kjo do të jetë vizita e parë e Erdoganit në Uashington nën presidencën e Joe Biden, pas vitesh me tensione në marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Vizita e Erdoganitn ë SHBA vjen pas marrvëvehsjes që Ankaraja arriti duke siguruar avionët ushtarakë F-16 në këmbim të dritës jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy