Presidentja e KE-së nxjerr datat: Ja kur nis vaksinimi kundër COVID në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidentja e KE-së nxjerr datat: Ja kur nis vaksinimi kundër COVID në BE

Bashkimi Evropian do të fillojë fillojë vaksinimin kundër COVID-19 më 27 dhjetor, tha këtë të enjte presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

 

“Është momenti i Evropës. Vaksinimi do të fillojë në të gjithë BE në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor”, shkroi ajo në Tëitter.

 

Advertisement

Britania dhe Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar vaksinimin e njerëzve. BE po kryen një program të koordinuar vaksinimi në të gjithë 27 vendet e saj anëtare për të siguruar qasje të drejtë në doza.

 

Komisioni Evropian ka nënshkruar kontrata me shtatë furnizues të vaksinave të mundshme me qëllim për të siguruar doza të mjaftueshme për qytetarët e BE-së.

 

Advertisement

Shtetet anëtare do të vendosin se kush merr përparësi për injeksionet, por të moshuarit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët Covid-19 do të jenë në frontin e parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy