Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen në Evropë dhe blejnë shtëpi, por jo në Mbretërinë e Bashkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Princ Harry dhe Meghan Markle rikthehen në Evropë dhe blejnë shtëpi, por jo në Mbretërinë e Bashkuar

Është zyrtare që princ Harry dhe Meghan Markle kanë blerë një shtëpi në Evropë dhe pikërisht në Portugali.

Shtëpia e tyre e re ndodhet në Melides, një qytet bregdetar në zemër të rajonit Alentejo, në jug të Lisbonës. Çifti nuk janë vetmit që kanë një shtëpi në atë zonë, edhe princeshë Eugenia dhe burri i saj gëzojnë një pronë aty. Megjithatë kjo e përjashton rikthimin në Londër, pasi edhe vetë princi e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

Por Harry dhe Meghan nuk janë të vetmit anëtarë të familjes mbretërore që tërhiqen nga ky destinacion. Kushërira e Harry-t, Princesha Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank tashmë kanë një shtëpi në të njëjtën zonë.

Kthimi i Harry dhe Meghan në Evropë ka ngjallur kuriozitet të madh, sidomos brenda familjes mbretërore britanike. Shumë po pyesin nëse Harry dhe Meghan po planifikojnë një afrim me Londrën dhe familjen mbretërore. Shtëpia e re përfaqëson një lëvizje të rëndësishme strategjike për çiftin, veçanërisht sepse do t’u garantojë atyre një pikëmbështetje në Evropë.

Advertisement

Dy vite më parë çifti u urdheru nga Mbreti Charles për të lënë ish-rezidencën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Frogmore Cottage. Kjo do të thotë se që atëherë ata nuk kanë shtëpi në Londër ku të kthehen.

Duke jetuar përgjithmonë në Kaliforni, ku ata banojnë me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, prona e re në Portugali do t’u ofrojë atyre mundësinë për të ndaluar më lehtë në udhëtimet transatlantike për të ndjekur ngjarje publike, ose ndoshta për të vizituar familjen mbretërore.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy