Pritet vendimi për Gazën në Hagë, gjykata shpall vendimin pas akuzave ndaj Izraelit për gjenocid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pritet vendimi për Gazën në Hagë, gjykata shpall vendimin pas akuzave ndaj Izraelit për gjenocid

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të marrë sot vendimin nëse do të urdhërojë Izraelin të ndalojë fushatën e tij ushtarake në Gaza, ndërsa zyrtarët vazhdojnë përpjekjet për të negociuar një marrëveshje të re armëpushimi dhe lirimi të pengjeve.

Çështja në këtë gjykatë u nis me kërkesë të Afrikës së Jugut e cila akuzon Izraelin se ka kryer gjenocid në rripin e pushtuar të Gazës.

Por duke qenë se gjyqtarëve do t’ju duhen ndoshta edhe vite për të vendosur mbi akuzat për gjenocid, Afrika e Jugut i ka kërkuar gjykatës të lëshojë një urdhër pezullimi për operacionet ushtarake.

Ndërkohë ushtria izraelite vazhdon intensivisht sulmet në terren.

Advertisement

Operacionet janë fokusuar kryesisht në qendër të qytetit jugor, Khan Younis por edhe në Gazën veriore e përgjatë vijës bregdetare.

Zyrtarët në Gaza thanë se vetëm të enjten forcat izraelite vranë 20 palestinezë që qëndronin në radhë për ndihma ushqimore, 11 persona në kampin e refugjatëve Al Nuseirat dhe të paktën 50 persona në qytetin e Khan Younis.

Në më shumë se tre muaj luftë, fushata e Izraelit ka rrafshuar pjesën më të madhe të Gazës duke zhvendosur palestinezët në një zonë të mbipopulluar në Jug.

Mijëra persona që kanë rrethuar kamionin me ndihma të agjencisë së Kombeve të Bashkuara e bëjnë edhe më të qartë situatën humanitare atje.

Advertisement

Numri i viktimave në total nga 7  tetori ka shkuar në rreth 26 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy