Prodhimi i opiumit në Afganistan, talebanët premtojnë zhdukjen e fenomenit, SHBA mendon të kundërtën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prodhimi i opiumit në Afganistan, talebanët premtojnë zhdukjen e fenomenit, SHBA mendon të kundërtën

Në konferencën e parë për shtyp që talebanë dhanë pas marrjes së pushtetit, zëdhënësi Zabihullah Mujahid deklaroi se kur ata sunduan vendin para vitit 2001, kultivimi i bimëve nga të cilat prodhohet opiumi ishte zero.

Por sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kultivimi i këtyre bimëve narkotike u rrit ndjeshëm nën sundimin taleban, nga rreth 41,000 hektarë në 1998, në më shumë se 64,000 ha në 2000.

Kjo rritje e kultivimit u regjistrua në provincën Helmand, të kontrolluar nga talebanët, e cila e vetme regjistronte 39% të prodhimit të opiumit në botë.

Në raportin amerikan thuhet se talebanët merrnin taksa mbi prodhimin e opiumit dhe indirekt përmes përpunimit dhe trafikimit të lëndës narkotike.

Advertisement

Sidoqoftë, në korrik të vitit 2000, talebanët ndaluan kultivimin e lulëkuqeve të opiumit në zonat që ata kontrollonin.

Një raport i OKB-së në maj 2001 vuri re një rënie të konsiderueshme në kultivimin e bimës narkotike, por kjo ishte jetëshkurtër dhe vitet e fundit, shumica e kultivimit të lulëkuqes ka qenë në zonat e kontrolluara nga talebanët.

Sot, Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, i cili mund të rafinohet në heroinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy