Programi në TCH i përgjigjet Agron Llakajt: Humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje, ti na rrite me fjale banale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Programi “Aventurierët” që transmetohet në Top Channel, ka reaguar pas kritikave të Agron Llakajt.

Ky i fundit e cilësonte këtë program si të degjeneruar dhe kërkonte marrjen e masave nga AMA.

“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Channel.

Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde.

Advertisement

Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon.

Por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e sotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ‘të thjeshta’ banale.

E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie”, thuhet në reagimin e këtij programi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy