Projektligji që cënon lirinë e shtypit, Gjeorgjia shpërthen në protesta masive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projektligji që cënon lirinë e shtypit, Gjeorgjia shpërthen në protesta masive

 

 

Qytetarët gjeorgjianë kanë mbushur sheshet dhe po protestojnë kundër një projektligji për të cilin gjukojnë se se kufizon lirinë e shtypit dhe shtyp shoqërinë civile.

 

Advertisement

Protesta civile ka përshkallëzuar në përplasje fizike me policinë. Këta të fundit janë detyruar të përdorin gazlotsjellës për neutralizimin e turmës. Videot e publikuara shfaqin protestues të lënduar nga gazi lotsjellës dhe spray djegës për sytë. Ndërkohë mes të lënduarve ka edhe policë.

 

Me flamujt e BE-së dhe Gjeorgjisë, protestuesit kërkojnë anulimin e ligjit. Projektligji kërkon që organizatat joqeveritare (OJQ) dhe mediat e pavarura të deklarohen si agjentë të huaj, nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë. Opozita e përshkroi atë si një ligj të stilit rus që do të stigmatizonte dhe do të shtrëngonte shoqërinë e gjallë civile të Gjeorgjisë dhe median e pavarur.

 

Advertisement

BE po shqyrton aktualisht aplikimin e Gjeorgjisë për statusin e kandidatit dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell paralajmëroi se projektligji ishte i papajtueshëm me vlerat dhe standardet e BE.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy