Prostitucion, drogë dhe armë, si dominojnë bandat shqiptare në Frosinone

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prostitucion, drogë dhe armë, si dominojnë bandat shqiptare në Frosinone

Komiteti për rendin dhe sigurinë publike u mblodh urgjentisht pas përplasjes së shqiptarëve në “Shake bar” në Frosinone, dy ditë më parë ku mbeti i vrarë Kasem Kasmi, 27 vjeç dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Vrasja e së shtunës, 9 mars, nxori edhe një herë në pah problematikat e zonës mes Romës dhe Napolit ku krimi i organizuar ka hedhur rrënjë prej disa kohësh. Mafia shqiptare, mbi të gjitha, me kalimin e viteve është ngjitur në nivelet më të larta të botës së krimit vendas, duke dëbuar grupe vendase, si ato të familjeve rome.

Nga trafiku i drogës te prostitucioni, krimi shqiptar është përhapur gjithnjë e më shumë në territor dhe mbështetet në një rrjet të madh biznesesh të pastrimit të parave, shkruan vizionplus.tv.

Krimi i së shtunës që tronditi Frosinonen me sa duket lidhet me mosmarrëveshjet për një grua, por hija e drogës mbetet.

Advertisement

Shqiptari Mikea Zaka, 23 vjeç, i arrestuar për vrasjen, banonte në Casermone ku policia gjeti disa kohë më parë 20 mijë euro cash.

Sipas hetuesve, dyshohet se ai ishte arkëtar i një bande. Casermone, mbetet një nga sheshet kryesore të tregtisë së drogës në jug të Romës, pavarësisht hetimeve të përsëritura.

Vrojtime, kamera, banesa të blinduara për të shitur drogë. Por edhe armë. Në korrik të vitit të kaluar, në një rrugë pranë Casermone, një burrë me një makinë Smart qëlloi në ajër gjatë drekës. Një paralajmerim. Vetëm dy ditë më parë të shtëna të tjera u raportuan nga një makinë në lëvizje në qendrën historike, në mes të jetës së natës.

Në vitin 2016, një person për pak humbi jetën në një shkëmbim zjarri në zonën e Fornacit mes shqiptarëve dhe rumunëve që po luftonin për kontrollin e biznesit të prostitucionit në zonën industriale të Frosinone. Dhe sërish, një shqiptar qëlloi në fytyrë një bashkatdhetar para një kioske, shkruan vizionplus.tv.

Advertisement

Andrea Kercanaj, 47 vjeç, një figurë udhëheqëse e krimit shqiptar në Frosinone, qarkullonte me armë në qendër të qytetit të shndërruar në një supermarket për shitje droge. Gjithashtu Kercanaj, në vitin 2021, u përfshi në përplasje me armë zjarri në burgun e Frosinone. Alessio Peluso, i njohur si O Niro, shefi i lagjes veriore të Mianos në Napoli, i cili donte të hakmerrej për një rrahje të pësuar disa ditë më parë, qëlloi me një armë të dorëzuar me dron./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy