Protesta anti-qeveritare në Izrael, qytetarët kërkojnë marrëveshje armëpushimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta anti-qeveritare në Izrael, qytetarët kërkojnë marrëveshje armëpushimi

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestat anti-qeveritare në Izrael, ndërsa kryeministri i vendit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Protestuesit në Jerusalem i kërkojnë qeverisë që të arrijë një marrëveshje armëpushimi për të liruar dhjetëra pengje të mbajtura në Gaza nga Hamasi.

Ata gjithashtu i bënë thirrje qeverisë që të mbajë zgjedhje të parakohshme, të cilat nuk do të ndodhin deri në pranverën e vitit 2026, shkruan Sky News.

Pavarësisht zotimit të Benjamin Netanyahu për të shkatërruar Hamasin dhe për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi, shumë nga familjet e tyre besojnë se koha po mbaron.

Advertisement

“Ne besojmë se asnjë peng nuk do të kthehet me këtë qeveri, sepse ata janë të zënë duke vënë shkopinj në rrotat e negociatave për pengjet,” tha Boaz Atzili, kushëriri i të cilit, Aviv Atlizi dhe gruaja e tij, Liat, u rrëmbyen më 7 tetor.
Negociatat për pengjet rifilluan të dielën, sipas një stacioni televiziv shtetëror egjiptian duke cituar burime sigurie.

Të dielën, turmat e protestuesve u rreshtuan rreth ndërtesës së parlamentit të njohur si Knesset. Ata u fotografuan me flamuj izraelitë në duar dhe duke ndezur flakë.

Të tjerët u panë duke u përleshur me policinë, disa prej tyre dukeshin të arrestuar. Mijëra demonstruan gjithashtu në Tel Aviv, ku pati një protestë të madhe një natë më parë./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy