Protesta e 8 Janarit, pas Berishës, shkon në japë “llogari” në Prokurori edhe Flamur Noka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e 8 Janarit, pas Berishës, shkon në japë “llogari” në Prokurori edhe Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet të merret në pyetjen për protestën e së shtunës tek selia e Partisë Demokratike.

Më herët, ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili shkoi në Prokurori dhe ku vijon të japë deklarimet e tij për këtë çështje.

Ndërsa të premten pritet të merret edhe dëshmia e kreut të PD, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në vijim të hetimeve për atë çfarë ndodhi në këtë protestë, organi i akuzës do të marrë edhe dëshminë e tyre si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy