Protesta globale kundër Covid/ Mijëra njerëz në rrugë, Merkel paralajmëron tjetër mbyllje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta globale kundër Covid/ Mijëra njerëz në rrugë, Merkel paralajmëron tjetër mbyllje

Pas Italisë, Franca dhe Polonia kanë rikthyer izolimin e pjesshëm me synimin për të shmangur valën e tretë të pandemisë.

Në 16 zona të Francës kufizimet janë ashpërsuar ndërsa qindra qytetarë janë arratisur drejt zonave me më pak infeksione, për ti shpëtuar masave.

Ndërkohë në Gjermani kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar mundësinë për një tjetër izolim në shkallë vendi si një “frenim emergjence”. Merkel tha se fushata e vaksinimit duhet përshpejtuar me cdo kusht prandaj vendi do të furnizohet edhe me produktin rus, Sputnik 5.

 

Advertisement

ANGELA MERKEL

KANCELARE E GJERMANISE

 

 “Unë mendoj se kemi një shans të mirë për të ofruar një vaksinë për çdo banor deri në fund të verës. Gjermania mund të përdorë vaksinën ruse Sputnik V edhe nëse BE nuk e miraton. Rreth 15.4 milion doza vaksinash duhet të jenë të disponueshme në muajin prill. Kisha shpresuar që do t’ia dilnim pa masa të tjera kufizuese por zhvillimet më të fundit, tregojnë të kundërtën.”

Advertisement

 

Këtë të shtunë, mijëra njerëz në 51 vende të ndryshme janë bashkuar në protestat mbarëbotërore kundër kufizimeve COVID-19.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy