Protesta kundër izolimit në 51 shtete/ Mijëra njerëz përleshen edhe me policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta kundër izolimit në 51 shtete/ Mijëra njerëz përleshen edhe me policinë

Dhjetëra mijëra njerëz në 51 vende të botës kundërshtuan me forcë rikthimin e kufizimeve për shkak të pandemisë. Kjo fundjavë protestash ka pushtuar më së shumti Europën pasi Italia, Franca dhe Polonia rikthyen pjesërisht izolimin.

Më shumë se 20,000 njerëz nga e gjithë Gjermania u mblodhën në qytetin qëndror të Kassel, në një demonstratë që u përshkallëzua në dhunë me efektivet.

Policia bëri të ditur se protestuesit kishin hedhur shishe kundër saj dhe se pati përpjekje për të kapërcyer pengesat e sigurisë.

Me pankarta ku shkruhej “Asnjë vaksinim i detyrueshëm” dhe “Demokracia nuk e toleron censurën”, protestuesit refuzuan edhe mbajtjen e maskës, transmeton Vizion Plus.

Advertisement

Gjermania gjendet në muajin e katërt të bllokimeve dhe përpjekjet e vaksinimit kanë ecur ngadalë në krahasim me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, prandaj, shumë njerëz, po shfaqin gjithnjë e më shumë irritim pasi vendi nuk ka një rrugë të qartë për kthimin në jetën normale.

Ndërkohë edhe në Londër më shumë se 10,000 njerëz marshuan me parrullat “Ndal shkatërrimit të jetës së fëmijëve tanë,” “Pandemia është e rreme”. Por nuk munguan edhe përleshjet.

Protestuesit të cilët qëndronin pa maska fare pranë njëri-tjetrit, sulmuan autoritetet me mjete plasëse. Dhjetra persoan u arrestuan.

E njëjta dinamikë edhe në Amsterdam, ku policia përdori ujë me presion për të shpërndarë turmat.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy