Protesta kundër kufizimeve të Covid në Vjenë dhe Bruksel

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta kundër kufizimeve të Covid në Vjenë dhe Bruksel

Nuk ndalen protestat kundër masave anticovid. Mijëra njerëz mbushën rrugët e Vjenës për të kundërshtuar kufizimet e reja kundër përhapjes së pandemise.

 

Protestuesit bllokuan rrugën qendrore të kryeqytetit të Austrisë duke mbajtur qirinj në duar dhe duke  ndezur dritat në telefonat e tyre.

 

Advertisement

 

Sipas demonstruesve ky veprim simbolizonte pasojat e masave të reja që ka ndërmarrë qeveria, ku është urdhëruar mbyllja totale në orën 22:00.

 

 

Advertisement

Shumë protestues refuzuan të mbanin maska, megjithëse kjo është e detyrueshme sipas rregullave.

 

 

Mijëra njerëz dolën edhe në Bruksel për të kundërshtuar  mbylljen e institucioneve kulturore si kinematë dhe teatrot.

Advertisement

 

 

Ndërsa disa luanin në instrumente muzikore, demonstruesit hidhnin parulla kundër autoriteteve.

 

Advertisement

 

Qeveria ka shtuar masat pasi numri i infektimeve është dyfishuar gjatë javës së kaluar.

 

 

Advertisement

Hapësirat e brendshme si kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe konferencave do të qëndrojnë të mbyllura ndërsa aksesi i publikut në stadiume dhe ngjarje sportive do të ndalohet.

 

Panairet për festat në natyrë mund të mbeten të hapura me kapacitet të kufizuar, por parqet argëtuese do të mbyllen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy