
Dy persona u vranë dhe tetë u plagosën me armë zjarri sot në një demonstratë kundër regjimit taleban në qytetin perëndimor të Afganistanit, Heart.
Të paktën kështu deklaroi një mjek i zonës për “AFP”, në kushte anonimiteti.
Advertisement
Ditët e fundit, afganët kanë organizuar shumë demonstrata, kryesisht në Kabul, në Herat dhe Mazar-i-Sharif , kundër sundimit të talebanëve, tentativave të tyre për të marrë edhe Panshirin dhe ndërhyrjeve pakistaneze në punët e brendshme të Afganistanit.