Protesta masive në Mianmar/ Kërkohet lirimi i nobelistes Aung San Su Kyi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta masive në Mianmar/ Kërkohet lirimi i nobelistes Aung San Su Kyi

Mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët në qytetin më të madh të Mianmarit, Yangon duke kërkuar lirimin e nobelistes së paqes, Aung San Su Kyi. Ajo është arrestuar të hënën e një shkurtit, kur ushtrria mori kontrolin e shtetit.

Ndërsa rritej numri i protestuesve, dëshmitarët njoftuan për mbyllje të shërbimeve celulare dhe lidhjes me internetin. Më herët, ushtria kishte urdhëruar operatorët celularë dhe kompanitë e internetit të bllokonin qasjen në Tëitter dhe Instagram.

Një ndalim i përkohshëm ishte vendosur që më parë në Facebook, ku gjysma e popullsisë 54 milionëshe të vendit janë përdorues ndërsa mbetet burimi kryesor i informacionit dhe lajmeve.

Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Amnesty International i quajti veprimet të turpshme.Autoritetet me mburoja, përdorën tela me gjemba për të bllokuar rrugët, por demonstrata mbeti e qetë, ndërsa disa prej pjesmarrësve i ofruan policisë trëndafila dhe shishe me ujë të pijshëm, duke i’u bërë thirrje që të mbështesin qytetarët dhe jo regjimin e ri. Grushti i shtetit u zhvillua ndërsa ishte planifikuar mbledhja e parlamentit të ri, pas fitores së madhe të zgjedhjeve të nëntorit nga partia e San Su Kyi.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy