Protesta masive/ Parlamenti izraelit miraton projektligjin që heq kompetencat e gjykatave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta masive/ Parlamenti izraelit miraton projektligjin që heq kompetencat e gjykatave

Parlamenti izraelit ka miratuar projektligjin që heq kompetencën e Gjykatës së Lartë për të anuluar veprimet e qeverisë që i konsideron të paarsyeshme. Deputetët votuan pro këtij projektligji, ndonëse jashtë godinës së kuvendin protestohet masivish nga qytetarët.

 

Ligji konsiderohet si jo demokratik dhe për pasojë ka ngjallur polemika dhe reagim të qytetarëve që në nisje.

 

Advertisement

Ky ligj është i pari në një seri reformash të kontestuara ashpër që synojnë të frenojnë fuqinë e gjykatave.

 

Reformat e planifikuara kanë shkaktuar disa nga protestat më të mëdha në historinë e Izraelit, teksa ekspertët theksojnë se demokracia e vendit po rrezikohet.

 

Advertisement

Qeveria argumenton se masat janë të nevojshme për të korrigjuar një çekuilibër në pushtet, duke shtuar se gjykatat të ndërhyjnë gjithnjë e më shumë në vendimet politike në dekadat e fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy