Protesta në Ditën e Punëtorëve/ Sindikatat tubim në Kosovë, marshime në Itali e Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta në Ditën e Punëtorëve/ Sindikatat tubim në Kosovë, marshime në Itali e Gjermani

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është përcjellë me protesta në rrugët e Prishtinës.  Me kërkesat për drejtësi, barazi dhe solidaritet, përfaqësuesit e sindikatave theksuan nevojën për ngritje të pagës minimale. Ndërsa kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve, Avni Ajdini bëri të ditur se pandemia ka goditur më së shumti sektorin privat.

 

AVNI AJDINI

KRYETAR, BASHKIMI I SINDIKATAVE

Advertisement

“Sektori privat ëstë prekur më së tepërmi, edhe pse me ekonomi të pa zhvilluar kemi qenë. Pandemia na coi në një sfidë më të rëndë në këtë drejtim. Mirëpo konsideroj se deri në fund të vitit do të fillojë rimëkëmbja e ekonomisë që kjo epidemi do të ikë duke i marrë këto vaksina që janë premtuar dhe besoj që do të startojmë me rillimin e një ekonomie më efikase.”

 

Ndërkohë edhe në Itali, qindra punonjës janë bashkuar në protestë duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drehtave të tyre si dhe përmirësimin e kushteve të punës. Në kryeqytetin turk, dhjetra persona janë arrestuar pasi janë përplasur me autoritetet.Në Francë e Gjermani, mijëra oficerë janë në gatishmëri pasi protestat e 1 majit zakonisht shoqërohen me skena dhune. Këtë vit pakënaqësive i shtohen edhe kushtet e pandemisë, për të cialt ka patur demonstrata masive që nga viti i kaluar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy