Protesta të dhunshme në Kolumbi, merren peng 79 policë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta të dhunshme në Kolumbi, merren peng 79 policë

Protestat në Kolumbi kanë shkaktuar vdekjen e nje oficeri policie dhe marrjen peng të 79 të tjerëve. Nga protestat e dhunshme ka humbur jetën dhe një civil. Qytetarë të shumtë kanë mbushur rrugët në provincën jugore Caquetá të Kolumbisë.

 

Protestuesit bllokuan kompleksin e kompanisë së kërkimit të naftës Emerald Energy. Ata kërkonin ndihmën e saj për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja në zonë.

 

Advertisement

Ata morën peng dhe nëntë punonjës të kompanisë. Videot e protestave janë bërë virale. Në to tregohen pengjet e ulur në tokë dhe të rrethuar nga demonstruesit.

 

Presidenti kolumbian Gustavo Petro deklaroi  se shpreson që ata do të liroheshin në mënyrë të njëanshme, përpara çdo përshkallëzimi të dhunës.

 

Advertisement

Shumë nga protestuesit janë banorë ruralë dhe indigjenë që duan që kompania e naftës të ndërtojë infrastrukturë të re rrugore rreth zonës San Vicente del Caguan.

 

Ndërkohë nga e kompanisë nuk ka pasur ende një reagim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy