Protestat e dhunshme/ Më shumë se gjysma e amerikanëve janë pro ndërhyrjes së ushtrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestat e dhunshme/ Më shumë se gjysma e amerikanëve janë pro ndërhyrjes së ushtrisë

Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislokimit të ushtrisë për të ndërhyrë atje ku ka protesta të dhunshme. Ky është sondazhi i ri i ABC News / Ipsos i publikuar sot.

Në anketën e re, 52 për qind e të pyeturve e miratojnë përdorimin e ushtrisë, krahasuar me 47 për qind që janë kundër. Pyetja që iu bë të anketuarve bënte fjalë vetëm për demonstrime të dhunshme dhe jo për protesta paqësore.

Në fillim të javës që kaloi, Presidenti Trump ngriti mundësinë e dërgimit të trupave në detyrë aktive për të kontrolluar protestat në qytetet e vendit, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e një polici të bardhë.

Advertisement

Në një paralajmërim për udhëheqësit e qeverive shtetërore dhe lokale, Presidenti Trump tha: “Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të dislokoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”./VOA/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy