Pse kriza e “gjigantit” Evergrande mund të shndërrohet në “Lehman Brothers” kinez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse kriza e “gjigantit” Evergrande mund të shndërrohet në “Lehman Brothers” kinez

“Jam i bindur që do të dalim nga ky moment i errët”, përfundonte letra ku drejtuesi i kompanisë Evergrande, nga më të mëdhatë e Kinës, inkurajonte më shumë se 200 mijë punëtorët që ende presin rrogat e tyre, bashkë me mijëra furnitorë dhe nënkontraktorë të tjerë.

Por vështirësitë e kompanisë që shtrin interesat e saj nga ndërtimi i qyteteve të tëra dhe i pjesë të infrastrukturës së vendit aziatik, deri te fusha si turizmi, sigurimet shoqërore, shëndetësia, madje edhe tek industria e automjeteve.

Një “kolos” që ka mbi 300 miliardë dollarë asete, i përafërt me 2% të GDP-së kineze, me degë në 280 qytete,  por që në kohët e fundit po gjen vështirësi të mëdha për të gjetur likuiditetin e nevojshëm për të paguar rroga dhe furnitorë.

Sipas analistëve të shqetësuar, problemet filluan me vendimin e qeverisë kineze për të ndalur borxhet e mëdha që firmat private kishin ndaj vetë shtetit dhe bankave, për të marrë masa shtrënguese. Evergrande nuk gjen më para për të përfunduar kantieret e saj, dhe si pasojë për të pasur likuiditetin e duhur për të shlyer borxhet.

Advertisement

Kriza e Evergrande sipas disa prej tyre, mund të marrë dimensionet e krizës financiare të vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara, që nisi pikërisht një ditë kur kompania Lehman Brothers u gjet pa likuiditetin e duhur në arkat e tyre, dhe u detyrua të falimentojë.

Analistë të tjerë deklarojnë që gjithsesi dimensione te ekonomisë kineze dhe mekanizmat shtetërorë janë shumë të ndryshëm në Kinën e vitit 2021, dhe me pak gjasa kriza do të përkthehet në krizën globale të 2008, edhe pse disa sektorë mund të vuajnë më shumë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy